Kampioni i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Magdeburgu, është ndalur në gjysmëfinale të Final4 të Championsit.
Të shtunën në “Lanxess Arena” në Koln, Magdeburgun gjerman e mposhti në gjysmëfinale skuadra daneze Aalborg. Danezët fituan me rezultatin 28:26.
Në gjysmëfinalen e dytë u përballën Barça dhe skuadra tjetër gjermane, THW Kiel. Barcelona fitoi me rezultat bindës, 30:18.
Të dielën fillimisht është ndeshja për vend të tretë në mes të Magdeburgut e Kielit, ndërsa prej orës 18:00 është finalja e madhe mes Aalborgut dhe Barcelonës.
Barcelona është skuadër rekordmene me plot 11 trofe evropianë. Të fundit e ka fituar në vitin 2022. Aalborgu nuk ka trofe të Championsit. Ka një finale të luajtur. Ishte mposhtur pikërisht nga Barcelona në vitin 2021.