Delegati Fahredin Hashani ka prekur nivel të ri sa i takon garave evropiane për klube të hendbollit. Hashani në fundjavë ishte delegat i EHF-së në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Në Turqi, Antalya Konyaalti u përball me skuadrën nga Sllovakia, IUVENTA Michalovce. Fitore me rezultat 31:24 shënoi skuadra turke. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 26 mars në Sllovaki.
Delegati i FHK-së, Hashani, ka kryer punën me përgjegjësi dhe me sukses të plotë. Gjyqtarët dhe delegatët e FHK-së këtë edicion kanë pasur përfaqësim të rregullt në kupat evropiane. Garat janë në fazën finale, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ndonjë çift gjyqtarësh nga Kosova të delegohet ndërkohë.