Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Favoritët kalojnë në gjysmëfinale

Skuadrat favorite kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Derisa Besa Famgas e Trepça fituan bindshëm, në dy ndeshjet tjera rezultatet ishin më të ngushta.
Besa Famgas e mposhti Prizrenin me 45:14, kurse Trepça fitoi ndaj Vushtrrisë me 32:18.

Prishtina e mposhti Vëllaznimim në Gjakovë me tri gola epërsi, 29:26. Deniz Terziqi shënoi 9 gola për Prishtinën kurse Ardi Halili kishte 10 gola për gjakovarët.

Kastrioti e mposhti Drenicën në Drenas me rezultat 31:26. Festim Mustafa realizoi 9 gola për Kastriotin kurse Endrit Hamza shënoi 8 gola për Drenicën.

Lajme tjera