Ferati shpall listën për Kampionatin Mesdhetar

Kryetrajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat), Mitat Ferati, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për Kampionatin Mesdhetar.
Kampionati i 16-të Mesdhetar për grupmoshën U17 mbahet prej 26 shkurtit deri më 5 mars në Greqi. Kombëtarja U17 grumbullohet më 22 shkurt, në Kosovë. Udhëtimi për në Greqi do të bëhet tri ditë pas grumbullimit.
Kryetrajneri Ferati ka ftuar edhe disa lojtare të klubeve evropiane që do të testohen gjatë këtij grumbullimi.
Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate. Aktivitet tjetër Kombëtarja U17 do të ketë në verë, kur do të paraqitet në Evropianin e Divizionit B.
Por fillimisht i gjithë fokusi është te Mesdhetari, ku vajzat tona i presin ndeshje shumë të forta. Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse.

Lista e lojtareve të ftuar në grumbullim:

    Emri dhe Mbiemri     Klubi    
Bora ZejnullahuKHF Vllaznimi
Arona KrasniqiKHF Prishtina
Arjeta ImerajKHF Jusuf Gërvalla
Alisa SylejmaniKHF Kastrioti
Aulona MalokuKHF Samadrexha
Shijesa ZeneliKHF Ferizaj
Orgesa GolaKHF Shqiponja
Bulza MaksutiKHF Kastrioti
Enea AjvaziKHF Prishtina
Alisia PalokajHT Munchen DE
Sirena HaxhajTSV Allach 09 DE
Zoja KamerajSuedi
Shkurte DinolliKHF Ferizaj
Klaudia Ukaj SG Freiamt U18 Inter SUI
Martina BibajSG Freiamt U18 Inter SUI
Albina PllanaKHF Prishtina
Sara GjergjajNWS FU18 Elite
Diona DreshNorvegji
Arjana GashiGTV Basel U18 Inter SUI
Yllka SeferiKHF Vjosa
Daorsa BiciNorvegji
Endiona PireciKHF CLICK
Alina ShabaniHSG Freiburg DE

Lajme tjera