Hendbollistet e Ferizajt e kanë fituar derbin e qytetit ndaj Kastriotit. Të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Ferizaj fitoi me rezultat 29:21.
Skuadra e Ferizajt ishte në epërsi nga fillimi, ndërsa Kastrioti barazoi 7:7 në minutën e 16-të.
Por sërish hendbollistet e Ferizajt u shkëputën për të fituar në fund me tetë gola dallim.
Shkurte Mehmeti i shënoi dhjetë gola, ndërsa tetë i shtoi Meri Koneski te Ferizaj.
Puhiza Gashi, Lorena Matarova e Luljeta Sopjani i shënuan nga pesë gola për Kastriotin.
Me fitore, Ferizaj ka kaluar në pozitën e dytë me 25 pikë. Kastrioti është i katërti me 21 pikë.
Të shtunën u zhvilluan edhe tri ndeshje tjera të xhiros së 16-të.
Samadrexha fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 25:20.
Istogu vazhdoi me fitore. E mposhti në udhëtim Dukagjinin me rezultat bindës (62:29).
Vëllaznimi fitoi në Gjakovë ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 27:24.
Të dielën është ndeshja Shqiponja – Vushtrria.