Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj e Istogu me fitore të pritura

Ferizaj e Istogu i kanë fituar ndeshjet e mbetura të Superligës së hendbollisteve, të zhvilluara të premten.
Ferizaj fitoi ndaj Besës me rezultat 39:15. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt.
Luljeta Sopjani i shënoi 10 gola për Ferizajn.
Te Besa më efikasja ishte Edona Radoniqi me 4 gola.
Istogu ndërkohë fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 43:29, në kuadër të xhiros së pestë. Sucacuexe Paulo Sebastio i realizoi 11 gola për Istogun, sa i kishte Alma Nivokazi te Shqiponja.