Ferizaj e Istogu me pikë të reja

Ferizaj e Istogu nuk kanë lejuar befasi në dy ndeshjet e para të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Lideri i klasifikimit, Ferizaj, ka fituar ndaj Shqiponjës në Gjakovë me rezultat 41:31. Dallimi është bërë në pjesën e dytë pasi e para përfundoi me vetëm një gol diferencë në të mirë të ferizajaseve (17:16).

A. Nivokazi shënoi 13 gola për Shqiponjën kurse plot 16 gola për Ferizajn i realizoi Sh. Fazlija. 11 gola i shënoi A. Basha e 7 A. Kelmendi.

Ferizaj është skuadër debutuese, por i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë. Fitoren e gjashtë këtë edicion e ka shënuar kampioni aktual, Istogu. Istogu si vendas në Pejë fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 40:23.

21:11 ishte rezultati pas pjesës së parë. T. Hetemi ishte më efikasja te Istogu me 9 gola. V. Malaj shënoi 10 gola për skuadrën Jusuf Gërvalla.

Istogu është i dyti me 12 pikë. Jusuf Gërvalla është në vend të gjashtë me 6 pikë, kurse Shqiponja në vend të shtatë me 4 pikë.

Tri ndeshjet tjera luhen të dielen.

Shqiponja – Ferizaj 31:41 (16:17)

Shqiponja: F. Ferizaj, Goqi 6, Nivokazi 13, E. Ferizaj 2, Nuza 1, Goqaj 6, Arapi 3, Zogaj.

Ferizaj: Pjeshqiq, Trajkovska 1, Kelmendi 7, Basha 11, Kupina 1, Fazlija 16, Shabani 1, Domaneku 2, Sylejmani 3, Mehmeti.

Istogu – Jusuf Gërvalla 40:23 (21:11)

Istogu: Gashi 1, D. Rexhaj, Rugova 4, Muratoviq 5, Hetemi 9, Ahmexhekaj, Rexhaj 2, F. Rexhaj 4, Shehdadi, Milatoviq 2, Ujkiq 5, Berisha 5, Halitaj 3, Shatri.

Jusuf Gërvalla: Imeraj 2, Shala, Haxhosaj, Malaj 10, Çekaj 1, D. Çekaj 2, Tolaj 2m Qufaj 4, Gecaj 2.

Lajme tjera