Këtë fundjavë luhen takimet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Lideri i klasifikimit, Ferizaj, shpreson të vazhdojë me fitore.
Skuadra ferizajase luan me Vëllaznimin në Gjakovë, të shtunën (nesër) nga ora 14:00. Ferizaj i ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 14 pikë. Vëllaznimi i Gjakovës është i teti me 3 pikë.
Të shtunën janë edhe dy ndeshje tjera të javës së tetë. Nga ora 13:00 në Deçan takohen skuadrat Jusuf Gërvalla e Vushtrria. Edhe në këtë ndeshje mysafiret janë favorite. Kampioni aktual, Istogu, nga ora 17:00 luan në Ferizaj ndaj Kastriotit. Istogaset po ashtu llogarisin në dy pikë tjera.
Dy ndeshje tjera janë të dielen. Prishtina e Shqiponja takohen nga ora 14:30 në palestrën “Dilloni Benz” në dalje të Fushë Kosovës. Ndërsa nga ora 13:30 në Gjilan takohen Drita e Samadrexha.
Edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e tetë. Të shtunën janë ndeshjet: Prizreni – CLICK (13:00), Ulpiana – KEK-u (12:00), Trepça – Llapusha (12:00).
Të dielen janë dy takime tjera: Verona – Dukagjini (15:00), Deçani – Vjosa (11:30).