Ferizaj e Shqiponja fitojnë si mysafirë

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kampioni aktual, Ferizaj nuk lejoi befasi në ndeshjen në Gjilan. E mposhti Dritën me rezultat 40:23. Pas kësaj fitore Ferizaj renditet në vend të katërt me 18 pikë. Drita është e dhjeta me 4 pikë.
Si mysafire fitoi edhe Shqiponja e Gjakovës. Ajo e mposhti skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 35:19. Shqiponja është e gjashta me 14 pikë, kurse Jusuf Gërvalla mban vendin e tetë me 10 pikë.
Ndeshjet tjera janë të dielën.

Në linqet e mëposhtme gjeni përbërjet dhe golashënueset e dy ndeshjeve të së shtunës.

Drita – Ferizaj
https://kosovahandball.info/game/khf-drita-khf-ferizaj-2021-02-20/

Jusuf Gërvalla -Shqiponja
https://kosovahandball.info/game/khf-jusuf-g%c3%abrvalla-khf-shqiponja-2021-02-20/

Lajme tjera