Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj fiton derbin dhe shkëputet në vend të parë

Skuadra që për herë të parë po luan në Superligë, Ferizaj, e ka befasuar kampionin aktual, Istogun, të shtunën në derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Në ndeshjen e luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Ferizaj ka fituar me rezultat 25:24. Për Ferizajn ishte fitorja e pestë rresht, kurse Istogu ka pësuar humbjen e parë. Ferizaj tani udhëheq i vetëm me 10 pikë, kurse nga 8 pikë i kanë, Vushtrria, Istogu e Prishtina, që luan të dielen.

Ferizaj ka në përbërje lojtare me përvojë dhe kjo është dëshmuar në derbin e javës së pestë. Pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi për musafiret nga Ferizaj dhe një gol ishte dallimi edhe në fund.

A. Kelmendi me 12 gola ishte më efikasja te Ferizaj, ndërsa 5 gola i shënoi Sh. Fazlija. U dallua edhe portierja A. Pjeshiq dhe po ashtu lojtaret tjera që me angazhim dhe lojë efikase arritën te fitorja më e madhe deri më tani. Te Istogu më efikasja ishte T. Hetemi me 8 gola.

Në ndeshjet tjera u arritën rezultate të pritura.

Istogu – Ferizaj 24:25 (15:16)

Istogu: Gashi, Berisha, V. Rexhaj, F. Rexhaj 1, Hetemi 8, D. Rexhaj, Shehdadi, Milatoviq 2, Ujkiq 2, Ahmetxhekaj, Halitaj, Shatri 1, Fejzaj, Muratoviq 7, Rugova 3.

Ferizaj: Pjeshiq, Beka, Mehmeti, Shabani, Domeneku, Basha 3, Kelmendi 12, Thaqi, Kupina 1, Koneski 4, Fazlija 5, Sylejmani, Trajkovska, Haliti.

Kastrioti – Vëllaznimi 31:22 (14:9)

Kastrioti: V. Gashi 9, Beqiri 2, Reqica 1, Qerkini 1, Gurgurovci, Gashi 4, Misini 1, Saliu 1, Hyseni, Salihu 10, Krasniqi 1, Stagova 2.

Vëllaznimi: Frokaj 2, Kastrati 2, Varaki 3, Daija, Mollakadrija, Bytyqi, Hoda 2, Radoniqi 3, Kursani 8, Gashi 1.

Vushtrria – Shqiponja 40:24 (18:12)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Berisha 1, Avdiu 6, Zymeri, Preniqi 2, Mehmeti 1, Paci 9, D. Rrahmani, B. Rrahmani 4, R. Gubetini 5, Selaci, Kasumi 10, Tahiri 2.

Shqiponja: F. Ferizaj, Arapi 3, Goqaj 4, Goqi 7, Nivokazi 10, E. Ferizaj, Zogaj, L. Ferizaj.

Drita – Jusuf Gërvalla 18:23 (8:12)

Drita: Ibrahimi, Rudhani 2, Sadiku 3, Arifi, Baftjari 6, Vokshi 5, Hyseni 2, Reqani.

Jusuf Gërvalla: Imeraj 4, Gecaj 9, Shala, Hahxosaj, Qufaj 3, Çekaj 1, Tolaj 2, Lulaj, N. Çekaj 4, Imeraj.

Lajme tjera