Skuadra Ferizaj e ka fituar derbin e parë të qytetit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të premten mbrëma, Ferizaj fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 33:25. Kjo ndeshje u luajt për javën e dytë të Superligës së hendbollisteve.
Ferizaj për herë të parë po garon në Superligë dhe ka filluar me dy fitore. Fitore në javën e parë kishte edhe Kastrioti, por që të premten pësoi humbje. Pjesa e parë ishte më e barabartë ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 14:13 për Ferizajn.
M. Koneski shënoi 7 gola për Ferizajn, ndërsa 6 i kishte A. Basha. Te Kastrioti u dallua A. Salihu me 8 gola.
Ferizaj – Kastrioti 33:25 (14:13)
Ferizaj: Haliti, Damaneku 1, Sylejmani 4, Kupina 3, Basha 6, Shabani 2, Kelmendi 5, Syla, Thaqi, Fazlija 5, Koneski 7, Trajkoska, Beka, Mehmeti
Kastrioti: Gurgurovci, Dinarica, Sadiku 1, Stagova 2, E. Salihu 1, Beqiri 2, Hyseni, Gashi 5, Krasniqi, V. Gashi 3, Misini 1, Reqica 2, Qerkini, A. Salihu 8