Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në palestrën “Bill Clinton”, skuadra e Ferizajt e mposhti rivalin lokal, Kastriotin, me rezultat 28:26. Aloja Luljeta Sopjani i shënoi tetë gola për Ferizajn, derisa nga katër i shtuan Aida Stagova e Lorena Matarova.
Tetë gola i kishte edhe Bintou Oulare e Kastriotit. Eliona Maksuti i shënoi gjashtë e Nikelina Franca pesë.
Ferizaj është i dyti me 22 pikë nga 14 ndeshje. Kastrioti renditet i pesti me 14 pikë nga po aq ndeshje.
Kampioni në fuqi, Istogu, fitoi me rezultat 43:24 ndaj Besës së Pejës.
Arlinda Dinarica e Suzana Ujkiq i shënuan nga 13 gola për istogaset. Klea Kelmendi e Edona Radoniqi i realizuan nga shtatë për ekipin pejan.
Istogu është lider me 28 pikë nga 15 ndeshje. Besa renditet e shtata me tetë pikë nga 15 ndeshje.
Ndërkohë Tereza ka rritur diferencën e pikëve me Prishtinën në fundin e tabelës. Tereza fitoi në Obiliq ndaj Prishtinës me rezultat 32:18. Kaltrina Paci me 10 gola dhe Arjeta Imeraj me nëntë, udhëhoqën Terezën.
Ermira Berisha i shënoi shtatë gola për Prishtinën. Katër i shtoi Angelika Luberecka.
Prishtina mbetet me vetëm një pikë në vendin e fundit. Tereza i ka shtatë pikë në vendin e parafundit, përkatësisht të shtatë.
Të martën është derbi mes Vushtrrisë e Samadrexhës.