Ferizaj i pandalshëm, e mposht edhe Vushtrrinë

Po vazhdon starti i fuqishëm i skuadrës së Ferizajt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Skuadra debutuese është e vetmja që i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme. Ferizaj të dielen e mposhti Vushtrrinë me rezultat 37:30, në kryendeshjen e dytë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Që në pjesën e parë skuadra e Ferizajt krijoi epërsi të lartë, prej gjashtë golave (19:13). Këtë epërsi ferizajaset e mbajtën edhe në pjesën e dytë. Ferizaj udhëheq i vetëm me 12 pikë, ndërsa Istogu e Prishtina i kanë nga 10 pikë. Vushtrria ka pësuar disfatën e dytë dhe renditet e katërta me 8 pikë.

A. Basha me 10 gola, Sh. Fazlija me 9 gola dhe M. Koneski me 8 gola ishin më efikaset te Ferizaj. K. Avdiu shënoi 11 gola për Vushtrrinë kurse Sh. Tahiri 6 gola.

Të dielen u luajtën edhe dy ndeshje tjera. Shqiponja fitoi derbin gjakovar ndaj Vëllaznimit me rezultat 27:26, kurse Jusuf Gërvalla e Samadrexha barazuan 25:25.

Jusuf Gërvalla – Samadrexha 25:25 (13:13)

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Malaj 3, Zekaj 5, Lulaj, Çekaj 5, Tolaj 2, Qufaj 1, Gecaj 5, Imeraj 2, Shala.

Samadrexha: Ar. Maloku, Halili, Sadiku 2, B. Basholli 6, Q. Basholli, D. Basholli 2, Maloku 6, Arl. Maloku 6, G. Basholli, R. Basholli.

Ferizaj – Vushtrria 37:30 (19:13)

Ferizaj: Pjeshqiq, Trajkovska 1, Koneski 8, Sylejmani 1, Fazlija 9, Thaqi, Kelmendi 6, Basha 10, Domaneku, Kupina 2, Shabani, Beka, Haliti, Mehmeti.

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Berisha, Avdiu 11, Zymeri, Preniqi 3, Mehmeti, Paci 1, D. Rrahmani, B. Rrahmani 5, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 4, Tahiri 6.

Vëllaznimi – Shqiponja 26:27 (15:13)

Vëllaznimi: Kursani 8, Radoniqi 8, Frrokaj 3, Hoda, Bytyqi, Byci, Mollakadrija, Gashi 1, Daija, Kastrati 6.

Shqiponja: F. Ferizaj, Nuza 4, Goqaj 2, Zogaj, E. Ferizaj 2, Nivokazi 8, Quni, Dobrunaj, A. Goqi 8, Arapi 3.

Lajme tjera