Ferizaj, Istogu e Prishtina në gjysmëfinale të Kupës

Ferizaj, Istogu e Prishtina kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të tri skuadrat pretendente kanë fituar bindshëm çerekfinalet e së mërkurës.

Kampioni aktual, Ferizaj, e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 40:29. Albulena Basha shënoi 8 gola për Ferizajn kurse tri lojtare i kanë realizuar nga 7 gola. Te Vëllaznimi u dallua Edona Radoniqi me 9 gola.

Lideri, Istogu, fitoi si vendas ndaj Samadrexhës me rezultat 36:19. Albina Rugova e Tina Hetemi shënuan nga 8 gola për istogaset. Arlinda Maloku shënoi 8 gola për Samadrexhën.

Shqiponjës nuk i mjaftuan 15 golat e Agoneta Goqit ndaj Prishtinës.

Prishtina fitoi në Gjakovë me rezultat 44:29. Florentina Preniqi ishte më efikasja te prishtinaset me 8 gola.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të …

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të (të parafundit) të stinorit të rregullt të …

Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në telashe për të fituar ndeshjet …

Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë …

Danimarka është prej vendeve me hendbollin më të zhvilluar të femrave. Dhe në elitën e …

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me …

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të (të parafundit) të stinorit të rregullt të Superligës A të Kosovës …

Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në telashe për të fituar ndeshjet e xhiros së 20-të …

Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave, do të …

Danimarka është prej vendeve me hendbollin më të zhvilluar të femrave. Dhe në elitën e këtij vendi prej edicionit …

Samadrexha e Shqiponja kanë fituar dy ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Të dy skuadrat fituan ndeshjes …

Prishtinës i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së 26-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të …

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në …