Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj nuk lejon befasi, fiton edhe Prishtina

Ferizaj nuk ka lejuar befasi në derbin lokal ndaj Kastriotit.
Të dielën në palestrën “Bill Clinton”, hendbollistet e Ferizajt fituan me rezultat 49:26.
Ndeshja i takoi javës së 17-të, përkatësisht të parafundit të Superligës së Kosovës.
Ferizaj është lider me 32 pikë, sa i ka edhe Istogu në pozitën e dytë. Kastrioti është i i shtati me 10 pikë.
Elsa Kongjeli i shënoi 11 gola për Ferizajn. Tetë i kishte Luljeta Sopjani e nga shtatë Aida Stagova e Amanda Stein.
Puhiza Gashi u shqua te Kastrioti me nëntë gola. Gjashtë i kishte Alisa Sylejmani e katër Kosovare Stagova.
Prishtina e mposhti Ulpianën në Shtime me rezultat 49:28.
Sia Celine Tolno e Bintou Oulare i shënuan nga 15 gola për Prishtinën. Nikelina Franca i kishte dhjetë për Ulpianën.
Me fitore, Prishtina doli në pozitën e katërt me 20 pikë. Ulpiana është e nënta me katër pikë.