Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj pëson humbje në ndeshjen e parë në Spanjë

Ferizaj e ka humbur ndeshjen e parë me skuadrën spanjolle, Caja Rural Aula Valladolid.
Të premten mbrëma në Valladolid të Spanjës, skuadra vendase fitoi me rezultat 39:12.
Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Valladolidi vlerësohej favorit i madh dhe këtë e dëshmojë në fushën e lojës.
Ferizaj ka udhëtuar me fond shumë të limituar lojtaresh. Tri prej lojtareve kryesore nuk kanë udhëtuar pasi nuk u pajisën me viza spanjolle.
Ndeshja e dytë, që më shumë do të jetë formalitet, zhvillohet të dielën nga ora 12:00 po në Valladolid.