Ferizaj shokon Vushtrrinë, kalon në finale

Lojtaret gëzojnë fitoren bashkë me trajnerët e skuadrës.

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ferizajt, por edhe pjesën e parë të ndeshjes së dytë. Megjithatë Ferizaj do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ferizaj e ka shokuar të mërkurën Vushtrrinë në Vushtrri, duke fituar me rezultat 30:22. Kështu Ferizaj kalon në finale të plejofit ku do të takohet me Istogun, kampionin aktual.

Ndeshjen e parë në Ferizaj e kishte fituar Vushtrria me 27:24. Të mërkurën në Vushtrri rezultati pas pjesës së parë ishte 13:12 për vendaset. Në të dytën gjërat ndryshuan.

Portierja E. Rugova mbylli portën për lojtaret e Vushtrrisë, ndërsa lojtaret ferizajase realizonin në anën tjetër.

V. Gashi me 7 gola dhe A. Basha e Sh. Fazlija me nga 6 u dalluan te Ferizaj, që luajti pa të huaja. Te Vushtrria më efikasja ishte K. Avdiu me 6 gola kurse nga 5 i shënuan B. Rama e D. Kasumi.

Vushtrria – Ferizaj 22:30 (13:12)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi 1, Avdiu 6, Rama 5, Zymeri, Preniqi, Ramabaja 2, Rrahmani 1, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 5, Tërstena, Tahiri 2.

Ferizaj: Rogova, Basha 6, Salihu 4, Sulejmani 3, Fazlija 6, Kelmendi 3, Domaneku 1, Reqica, Gashi 7, Kupina, Misini, Dinolli, Mar. Dinolli.

Lajme tjera