Të shtunën prej orës 11.00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë bëhet hapja solemne e kampit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Për një javë do të ketë festë hendbolli në Gjakovë. Dhjetëra hendbollistë të rinj do ta gjallërojnë këtë qytet të sportit.
Atje tashmë janë duke ushtruar lojtarët e Kombëtares U20, ndërsa në festivalin e hendbollit bashkohen edhe më të rinjtë e të rejat.