Festë hendbolli në Istog

Në palestrën e qytetit në Istog do të luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës së Kosovës në të dy konkurrencat.

Orari i ndeshjeve tashmë është përcaktuar.
Të premten janë gjysmëfinalet. Nga ora 13:00 takohen hendbollistet e Ferizajt dhe Prishtinës.
Gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve në mes të Prishtinës e Kastriotit është nga ora 15:00. Nga ora 17:00 luhet gjysmëfinalja e dytë e hendbollistëve mes Trepçës e Besa Famgasit.

Dita e gjysmëfinaleve mbyllet me sfidën e hendbollisteve: Vushtrria – Istogu. Ky takim është nga ora 19:00.
Të shtunën, finalja e hendbollisteve është nga ora 17:00 kurse finalja e hendbollistëve nga ora 19:15.

Pas ndeshjes dramatike mes Istogut e Vushtrrisë, që përcaktoi kampionin te hendbollistet, me të drejtë pritet turne me ndeshje interesante edhe për Kupën e Republikës së Kosovës.
Fat e sukses për të gjitha skuadrat.

Lajme tjera