Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Festë hendbolli në Vushtrri, skuadra me traditë kthehet në Superligë

Në Vushtrri kishte festë hendbolli të shtunën mbrëma. Skuadra me traditë nga ky qytet, KH Vushtrria, është kthyer në Superligë, pas një viti në Ligën e Parë.
Në kuadër të xhiros së fundit (18) të Ligës së Parë, Vushtrria e mposhti Prizrenin me rezultat 39:23. Vushtrriasit i kanë fituar të gjitha 15 ndeshjet e këtij kampionati dhe kanë siguruar titullin e kampionit në këtë nivel garash. Njëherit kanë siguruar kthimin në elitën e hendbollit kosovar për edicionin e ardhshëm.
Aspiratat e vushtrriasve janë për stabilizim në Superligë dhe për të dalë sërish në gara evropiane. Kryesia e klubit është plotësuar, ndërsa është angazhuar edhe trajneri me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Andon Boshkovski.