Vushtrria në stinorin pranveror ka shfaqur dukshëm më tepër se në vjeshtë. Kjo edhe për shkak të angazhimit të dy hendbollisteve nga Turqia, që më parë ishin te Samadrexha. Por edhe hendbollistet vendore kanë shfaqur dukshëm më tepër, ndërsa gjenerata e re po merr përgjegjësi gjithnjë e më shumë.
Fetane Uzunlar është njëra prej hendbollisteve nga Turqia që luan për Vushtrrinë.
Vushtrria nuk është kualifikuar për plejof, por do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Përballë të shtunën në Ferizaj do ta ketë Istogun.
Uzunlar është optimiste.
“Pikë së pari, jam krenare që luaj për këtë ekip. Jemi të lumtura që jemi një hap më afër kupës me ekipin tonë. Ndonëse kemi humbur shansin që të paraqitemi në plejof, gara për kupë dëshmon që jemi të fokusuara për synimin tonë për të cilin do të luftojmë pa u dorëzuar. Pas këtij procesi të vështirë, ne duam të bëjmë më të mirën me paraqitjen tonë më të mirë të mundshme dhe me durim. Duam të kthehemi në shtëpi me trofe të Kupës”, ka thënë Uzunlar.