FHK-ja firmos marrëveshje sponsorizimi me Gorenjen

Federata e Hendbollit e Kosovës ka firmosur marrëveshje sponsorizimi me GNTC-Gorenje. Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të këtij viti dhe përmes saj do të përkrahen aktivitetet e shumta të FHK-së, duke përfshirë edhe ato me ekipet kombëtare.

Ekipet tona kombëtare janë vazhdimisht të pranishme në garat ndërkombëtare, me të gjitha grupmoshat dhe në nivele gjithnjë e më të larta. Rrjedhimisht kompani serioze të vendit po shprehin gatishmëri për të firmosur marrëveshje sponsorisimi me ne.

Marrëveshja me GNTC-Gorenje është në pajtim me Ligjin për Sponsorizim.

Atë e kanë firmosur presidenti Eugen Saraçini në emër të FHK-së dhe drejtori i përgjithshëm i GNTC Group, Fatmir Kadriu.

Në ditët në vijim pritet të nënshkruhen marrëveshjet edhe me disa kompani të tjera.

Lajme tjera