Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja ka gati planin për vazhdim të kampionatit

Në foto shihen Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Bordi i FHK-së, drejtues të federatave sportive dhe KOK-ut, pas mbledhjes që është mbajtur për planin e rifillimit të garave.

Në takimin që të mërkurën është mbajtur me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Federata e Hendbollit e Kosova ka treguar se ka sajuar planin për rifillimin e garave, me qëllim të përmbylljes së kampionatit. Ministrja Dumoshi ka mbajtur takim me drejtues të federatave sportive dhe të KOK-ut.

FHK-ja përmes presidentit Eugen Saraçini ka thënë se është e rëndësishme që aktivitetet të fillojnë në fillim të muajit qershor dhe atë në faza të ndryshme:

Faza e parë ka të bëjë me fillimin e stërvitjeve dhe duhet të jetë të paktën dy javë. Fillimi i stërvitjeve planifikohet për 1 qershor.

Pas kësaj faze është përpiluar orari i zhvillimit të ndeshjeve të cilat do të duhet të përfundojnë deri në fund të muajit qershor. Gjithashtu duhet të paraqiten rregullat e detajuara të aktiviteteve, duke marrë parasysh sigurinë shëndetësore të lojtarëve dhe ekipeve në tërësi, pra gjithë të të përfshirëve.

Gjitha këto plane dhe orare fillimisht duhet të aprovohen nga Bordi i Federatës. Nga ana tjetër realizimi i planeve dhe orarit është i varur nga gjendja e pandemisë dhe nga vendimet e IKSHP-së. Federata e Hendbollit e Kosovës do të implementoj planet e saj në koordinim me Ministrinë e Sportit, Departamentin e Sportit dhe me KOK-un.