Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja me marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Arba Mirena dhe udhëheqësin për sport dhe rini në këtë komunë, Faton Grajçevcin.
Në takimin shumë konstruktiv, Gjinovci e Mirena janë pajtuar për forcim të bashkëpunimit. Në shërbim të këtij qëllimi është firmosur edhe një memorandum bashkëpunimi. Memorandumi ndër të tjera parasheh shfrytëzimin e palestrës në Obiliq nga ekipet kombëtare të Kosovës si dhe shfrytëzimin e saj gjatë Kampionateve Evropiane të grupmoshave të reja në verë.
Dy palët do të angazhohen edhe për zhvillimin e mëtejmë të hendbollit në komunën e Obiliqit.