Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar që të lehtësojë funksionimin e skuadrave. Kështu FHK-ja mbështet me nga dhjetë topa skuadrat e femrave. Bëhet fjalë për topa për ndeshje e stërvitje kurse do të përkrahen të gjitha skuadrat e femrave. Është ky një projekt i fituar nga EHF-ja, që për qëllim e ka zhvillimin e mëtejmë të klubeve të hendbollisteve.
Klubet vazhdimisht ndihmohen me topa, sidomos për punë me kategori të reja.
Një ditë më parë FHK-ja ka nënshkruar memorandimin me MKRS-në për ndarjen e ndihmës financiare për të gjitha klubet e vendit.