FHK-ja prezentohet me kuadrin e saj në Evropianin në Slloveni

Federata e Hendbollit të Kosovës është gjithnjë e më prezente me kuadrin e saj në ngjarje me rëndësi në skenën ndërkombëtare. Aktualisht në Slloveni është duke u mbajtur kampionati evropian U-20 ku po paraqiten kombëtaret më të mira evropiane.

Prej Kosovës në këtë ngjarje të madhe po marrin pjesë delegatja e EHF-së, Shqipe Bajçinca-Brestovci dhe gjyqtarët Erdoan e Arsim Vitaku. Delegatja Bajçinca tashmë ka kryer tri ndeshje me plot sukses, ndërsa të premten edhe çifti i referëve Vitaku përfundoi me sukses ndeshjen e parë. Për zyrtarët kosovarë do të ketë edhe ndeshje tjera dhe kështu do të rritet vlera e FHK-së dhe hendbollit kosovar në skenën evropiane.

Lajme tjera