Presidenti Eugen Saraçini në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe komunitetit të hendbollit shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit dhe sportit shqiptar në përgjithësi, Fadil Vokrri.
Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit na ka shokuar të gjithëve dhe bashkëndjejmë dhembje me familjen e të ndjerit, Federatën e Futbollit, futbollistët dhe futbolldashësit. Fadil Vokrri ishte dhe do të mbetet gjithnjë prej figurave emblematike të sportit të Kosovës dhe sportit shqiptar në përgjithësi. Ishte një mik shumë i mirë i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe drejtuesve të saj, ndërsa të gjithëve do të na mungoi figura e tij, urtësia e tij. Kontributi i tij njëherë si futbollit e më pas edhe si drejtues i Federatës është i jashtëzakonshëm. Ishte simbol i sportit të vendit dhe i respektuar nga të gjithë.
Sporti ka humbur një njeri të madh e të pazëvendësueshëm, ndërsa Federata e Hendbollit një mik e bashkëpunëtor të veçantë.
“Pusho i qetë shoku dhe miku im, legjenda e sportit shqiptar”