Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja vazhdon bashkëpunimin me KEP-in

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me Institucionin Mikrofinanciar, KEP Trust. Federata jonë dhe KEP-i ka disa vjet që kanë bashkëpunim shembullor dhe është vendosur që bashkëpunimi të vazhdohet edhe për vitin 2023.
Kështu KEP-i do të jetë prej partnerëve të Federatës së Hendbollit në tentim për të prekur nivele gjithnjë e më të larta dhe për të arritur në ngjarjet e mëdha të hendbollit.
Marrëveshja me KEP Trust bazohet në ligjin për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Bëhet fjalë për një institucion serioz mikrofinanciar, që ka shtrirje të madhe në vendin tonë.
Në KEP kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm dhe kanë shprehur gatishmëri për marrëveshje të re njëvjeçare.