FHK shpall tetorin muaj te hendbollit

Aktivitetet e shumta të hendbollit në nivel përfaqësuesesh dhe nivel klubesh në kuadër të garave ndërkombëtare, kanë bërë që Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) që tetorin ta pagëzoj me emrin “muaj i hendbollit”. Kreu i FHK-së, Eugen Saraçini të mërkurën në një konferencë për shtyp ka folur rreth këtyre aktiviteteve të shumta pas mbledhjes që e ka patur me këshillin organizativ. Aktiviteti i ngjeshur do të jetë një sfidë për FHK-në që tashmë ka marrë të gjitha masat për një organizim sa më të mire në çdo aspekt.

“Aktivitetet e shumta që do t’i kemi gjatë këtij muaji, FHK-ja, tetorin e ka shpallur muaj të hendbollit. Jemi përgatitur mirë dhe duam t’i sfidojmë të gjithë si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë sportiv”, është shprehur Saraçini. “Ne jemi të përkushtuar që të gjitha këto aktivitete të shumta t’i dërgojmë deri në fund në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Prej 22 deri më 29 tetor në Prishtinë, FHK-ja do të organizoj ngjarjen me peshë që i ka besuar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) pas negociatave të gjatë – IHF Trophy për grupmoshën U-18 e U-20. Kjo ngjarje do të mbahet në Prishtinë dhe ndeshjet do të zhvillohen në dy palestra, atë të Pallatit të Rinisë dhe “1 Tetori”. Përfaqësuesja e Kosovës (meshkujt) krahas dy miqësoreve që do t’i ketë në Stamboll me Turqinë, më 28 tetor do ta pret Gjermaninë në kuadër të eliminatoreve. Katër ditë para përballje me Gjermaninë, Kosova do të luaj në udhëtim kundër Polonisë po ashtu për eliminatore me 24 tetor ne Poloni.

Përfaqësuesja e femrave do të udhëtoj në Luksemburg për zhvillimin e dy  ndeshjeve miqësore derisa aktivitete ndërkombëtare do të kenë edhe klubet e hendbollit. Besa Famgas, Kastrioti dhe Prishtina do të luajnë në kuadër të rrethit të dytë të EHF Cup përkatësisht Challenge Cup. Kastrioti e Prishtina të dyja ndeshjet do t’i luajnë në shtëpi pas marrëveshjes me Tallinnin, respektivisht ZNTU-ZAB Zaporozhye.

“IHF Trophy e kemi marrë organizimin pas një procesi të gjatë të bisedimeve me EHF-në dhe ekipi U-20 ka rastin që nëse kalon dy raunde ka rastin historik të jetë pjesëmarrës në botërorin që do të

mbahet vitin e ardhshëm në Spanjë”, është shprehur Saraçini, duke shtuar se në këtë organizim janë të përfshirë MKRS-në, Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sa i përket garave evropiane të klubeve, Besa Famgas në raundin e dytë do të përballet me Drammen HK në raundin e dytë të EHF Cup.

Ndeshjen e parë, më 7 tetor Besa do të luaj në udhëtim kurse të kthimit në Pejë me 13 tetor. Më 13 tetor në shtëpi do të luajnë edhe Kastrioti e Prishtina ndeshjet e para të raundit të dytë në Challenge Cup kurse ato të kthimit pas një dite.

“Kastrioti e Prishtina të dyja ndeshjet do t’i luajnë si vendas pas marrëveshjes me ekipet kundërshtare. Kastrioti i ka gjasat më të mira për të kaluar tutje derisa Prishtina e Besa kanë kundërshtarë dukshëm më të fortë dhe nuk do ta kenë aspak të lehtë ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci. “Jemi në rrethin e dytë me tri ekip në garat evropiane dhe hendbollit duhet t’I japim meritat, pasi kjo është një dëshmi se niveli i këtij sporti  është në rritje e sipër në Kosovë”.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …