Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj, nuk ka lejuar befasi në hapje të stinorit 2020/2021. Ferizaj të dielën fitoi si vendas ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 38:31.
Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:13 për ferizajaset. A. Kelmendi ishte e pandalshme në këtë ndeshje, me 15 gola. A. Goqi shënoi 11 gola për Shqiponjën. Po të dielën Samadrexha fitoi 24:21 ndaj Vjosës kurse KEK-u humbi si vendas nga Jusuf Gërvalla me rezultat 37:18.
Ferizaj – Shqiponja 38:31 (20:13)
Ferizaj: Dinolli, Basha 7, Kupina, Qerkini, Sylejmani 7, Thaqi 2, Ibrahimi, Hoti 4, Huruglica 4, Kelmendi 15, Haliti
Shqiponja: Quni, Goqi 11, L. Ferizaj 4, Goqaj 5, Dobrunaj 5, E. Ferizaj 1, Arapi, Nuza 3, Brisha 2
KEK-u – Jusuf Gërvalla 18:37 (8:16)
KEK-u: Kutllovci, Selmanaj 1, Grajqevci, An. Grajqevci 7, Klinaku 4, Alija 1, El. Grajqevci 5, Aliu, Smakiqi, Dedinca
Jusuf Gërvalla: Gecaj 9, Shala, Ymeraj 3, Çekaj 7, Berisha, Hulaj, Tolaj 4, Imeraj 5, Çufaj 3, D. Çekaj 5