Fillon gara e juniorëve

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e juniorëve.
Është vendosur që ndeshjet e Grupit A të luhen në Mitrovicë. Ndërkohë ndeshjet e xhiros së parë të Grupit B luhen në Pejë.

Ndeshjet e xhiros së parë luhen të dielën. Në Grupin A nga ora 10:00 luajnë Kastrioti e Llapi, kurse nga ora 11:30 Trepça e Vushtrria. Prishtina është e lirë në xhiron e parë.

Në Grupin B, Deçani e Rahoveci luajnë prej orës 11:30. Kurse Besa Famgas e Drenica takohen prej orës 13:00, po ashtu të dielën. Vëllaznimi është i lirë.

Lajme tjera