Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fillon plejofi, Rahoveci e synon të mërkurën hapin e parë drejt finales

Pas një turneu shumë të mirë të Kupës së Kosovës në hendboll, gara vazhdon në kampionatin e Kosovës.

Në mesjavë janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit.

Të mërkurën prej orës 20:00 është takimi Rahoveci – Prishtina, që zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma”.

Rahoveci e ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e parë. I fitoi të gjitha ndeshjes, pos njërës në të cilën barazoi me Kastriotin.

“Vreshtarët” u ndalën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, por janë të përkushtuar që ta mbrojnë titullin e kampionit.

Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e katërt.

Në finale kalon skuadra që i shënon dy fitore. Pas ndeshjes së dytë në Prishtinë, ndeshja e tretë eventuale do të jetë në Rahovec.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Kastrioti e Besa Famgas.

Te hendbollistet, gjysmëfinalet e plejofit janë Istogu – Shqiponja dhe Ferizaj – Samadrexha. Këto ndeshje janë të enjten.