Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fillon stinori pranveror në Superligën e hendbollisteve

Me xhiron e 12-të fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet e para për këtë vit luhen të shtunën.

Kampioni, Ferizaj, është mysafir në Gjakovë, ndërsa lideri i klasifikimit, Istogu, luan si vendas.

Ferizaj nga ora 12:30 luan ndaj Shqiponjës. Ndërkohë Istogu e pret Dritën e Gjilanit nga ora 16:00.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Prishtinë ku takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, nga ora 18:00.

Vjosa – Samadrexha (17:00), Vëllaznimi – Vushtrria (17:30) dhe Jusuf Gërvalla – KEK-u (12:30) janë ndeshjet tjera të javës së 12-të.