Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore Aliu i shënon gjashtë gola ndaj skuadrës së Bundesligës gjermane

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, zhvilloi ndeshje të madhe në fundjavë. Me skuadrën gjermane Kappelwindeck/Steinb, Fitorja u përball me ekipin e Bundesligës, Metzingen, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë.
Metzingeni fitoi me rezultat 43:19, por Fitore Aliu u shqua me gjashtë gola, duke dëshmuar se është e gatshme për një edicion të suksesshëm.
Në Zvicër, Pashke Marku i shënoi pesë gola për Kreuzlingenin që fitoi 29:25 ndaj Herzgoenbuchsee në xhiron e parë të Superligës.
Portierja Venera Kafexholli u paraqit për SPONO Eagles që barazoi 25:25 me LK Zug.
Ndërkohë paraqitjet e para në Superligën e Norvegjisë i kanë bërë Mirela Gjikokaj (Follo HK) dhe Elisa Mulaj (Aker).