Fitore Aliu po e udhëheq skuadrën e saj drejt suksesit historik

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, po vazhdon me paraqitje të mira te skuadra gjermane, Steinbach/Kappelwindeck. Pasi e udhëhoqi drejt kategorisë së tretë gjermane, Fitorja është lojtarja kryesore në rrugëtimin drejt kategorisë së dytë. Kjo skuadër asnjëherë nuk është paraqitur në nivelin e dytë të garave në Gjermani. Pra po e kërkon një sukses historik.
“Po kaloj formë të mirë dhe jemi në rrugën e duhur për sukses historik. Javën e kaluar i shënova 10 gola dhe isha lojtare e ndeshjes”, ka treguar Fitore Aliu.

Së fundi Fitoren e ka vizituar edhe përzgjedhësi Agron Shabani, që mbeti i kënaqur me paraqitjen e saj. Në ndeshjen e fundjavës, Fitorja realizoi 5 gola në fitoren ndaj HSG Wittlich (27:20).

Fitore Aliu ka vite që shfaq stabilitet si lojtare e krahut te Kosova. Prej saj pritet kontribut edhe në vitet e ardhshme.

Lajme tjera