Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse e Samadrexhës për të mbetur në hap me Ferizajn dhe Istogun

Samadrexha nuk ka lejuar befasi të dielën në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Madje ka shënuar fitore bindëse për të mbetur në hap me skuadrat kryesore në Superligën e hendbollisteve, Ferizajn dhe Istogun.
Në ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë, Samadrexha fitoi 39:15. Që në pjesën e parë mysafirët u shkëputën ndjeshëm në rezultat. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:5 për Samadrexhën.
Ameni Jemmali i shënoi dhjetë gola për Samadrexhën. Nga tetë i kishin Arlinda Maloku e Houyem Nassraoui.
Rona Zherka e Erda Macula i shënuan nga katër gola për Vëllaznimin e Gjakovës.
Samadrexha është e treta me 16 pikë, sa i ka edhe Istogu në pozitën e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Ferizaj udhëheq me 20 pikë.
Vëllaznimi është i parafundit (9) me tri pikë.

Lajme tjera