Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse për Ferizajn

Ferizaj ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj e mposhti rivalin lokal, Kastriotin, me rezultat 49:16. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së tetë të kampionatit të Kosovës.
Ferizaj ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë. Kastrioti mbetet me dy pikë në pozitën e parafundit.
Luljeta Sopjani dhe Mirjeta Dinolli i shënuan nga shtatë gola për Ferizajn. Shtatë gola për Kastriotin i kishte Puhiza Gashi.
Tri ndeshje tjera të xhiros së tetë janë të dielën.

Lajme tjera