Fitore bindëse për Vushtrrinë e Prishtinën

Të shtunën janë luajtur katër ndeshje të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ashtu si pritej Vushtrria e Prishtina kanë shënuar fitore bindëse.

Nënkampioni Vushtrria luajti si mysafir i Dritës në Gjilan dhe fitoi me rezultat 36:9. Vushtrria, që ka ruajtur përbërjen e edicionit të kaluar menjëherë ka vënë kandidaturë për kreun e tabelës.

Prishtina luajti si vendase dhe fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 39:26. Edhe te Prishtina vlerësojnë se kanë përbërje cilësore dhe kanë synime për trofe këtë kampionat.

Ndeshja më interesante ishte ajo e luajtur në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Shqiponjës. Fitore shënoi skuadra e Kastriotit me rezultat 26:22. Kjo ndeshje u vendos në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me barazim, 13:13.

Në Superligë me fitore ka debutuar skuadra e Ferizajt. Ferizaj e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 32:21.

Ndeshja në mes të Samadrexhës e Istogut luhet më vonë për shkak të angazhimit ndërkombëtar të Istogut.

Drita – Vushtrria 9:36 (4:16)

Drita: Ibrahimi, Hyseni, Krasniqi, Vokshi 3, Daku 3, Arifi, Hyseni 1, Baftiari 2, Reqani, Pajaziti.

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Berisha, Avdiu 2, Rama 8, Zymberi 3, Preniqi 7, Mehmeti 1, Paci 3, Rrahmani 3, Gubetini 3, Selaci 2, Kasumi 3, Tahiri 1.

Kastrioti – Shqiponja 26:22 (13:13)

Kastrioti: Gurgurovci, Beqiri, Salihu 1, Stagova 3, Misini 1, S. Reqica 1, E. Reqica 2, P. Gashi 7, V. Gashi 5, Krasniqi, Hyseni, Salihu 6.

Shqiponja: F. Ferizaj, Dobrunaj 4, Goqi 5, Goqaj, Nivokazi 10, Berisha 1, Ferizaj 1, L. Ferizaj, Zogaj, Arapi, A. Zogaj.

Prishtina – Vëllaznimi 39:26 (24:13)

Prishtina: Bregovina, Mehmeti 11, A. Krasniqi, Krasniqi, Sefedini 6, Shala, Berisha 1, Matarova 4, Hashani 5, Arifi, Llapashtica, Mekolli 2, Sopjani 2, Ipçi 1, Stagova 7.

Vëllaznimi: Bytyqi, Kastrati 2, Berisha, Hoda, Radoniqi 8, Gashi 4, Frrokaj, Kursani 8, Mullakadrija, Hana, Varaki, Vronovci 1.

Jusuf Gërvalla – Ferizaj 21:32 (9:15)

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Malaj 4, Gecaj 3, Tolaj 3, Çekaj 5, Qufaj 1, Berisha 1, Shala 1, Imeraj 2, Qekaj.

Ferizaj: Sylejmani 2, Syla 1, Kupina 3, Domenaku 3, Kelmendi 1, Basha 3, Trajkovska 3, Beka, Mehmeti, Thaqi 1, Shabani 1, Fazlija 9. Koneski 4, Haliti.

Lajme tjera