Fitore e Kastriotit në ndeshjen përmbyllëse

Kastrioti e ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë në ndeshjen që përmbylli stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase të hënën mbrëma fitoi me rezultatin 44:33. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 20:13 në të mirë të Kastriotit.

Me këtë fitore Kastrioti përforcohet në pozitën e katërt me 15 pikë, dy më shumë se Trepça e Zhegra që janë në vendet pesë e gjashtë. Vëllaznimi është i teti me tetë pikë. I. Leka me 11 gola ishte më efikasi te gjakovarët, ndërsa 10 gola i realizoi E. Lluka. Te Kastrioti u dallua D. Haxhimusa me 10 gola. Katër lojtarë i shënuan nga gjashtë gola.

Ndeshjet tjera të javës së 14-të, të fundit për vjeshtë, u luajtën të shtunën e të dielen. Rezultatet e kësaj xhiroje janë: Drita – Prishtina 32:37, Llapi – Vushtrria 30:35, Trepça – Besa FamGas 25:46, Zhegra – Samadrexha 30:21. Kampione vjeshtore është Besa FamGas që ka fituar të gjitha 14 ndeshjet. Prishtina është e dyta me 26 pikë, ndërsa Drita e treta me 20.

Vëllaznimi – Kastrioti 33:44 (13:20)

Vëllaznimi: Luzha, Hasi, Mamusha 2, Leka 11, Peja 5, Lluka 10, Spahija 2, Fana, Pruthi, Nagavci 3.

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Rexhepi 4, Rudari 6, A. Dugolli 6, Mustafa 6, Selmani 1, Hoxha 6, Shabani 5, Haxhimusa 10.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Në fundjavë janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën është takimi Ferizaj …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova