Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e Prishtinës në “Minatori”

Ashtu si pritej, skuadra e Prishtinës ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Prishtina fitoi me rezultat 48:34. Dallimi në rezultat ishte i madh që në pjesën e parë, që përfundoi 24:12 në të mirë të Prishtinës.
Ylli Visoka ishte më efikasi te Prishtina me 12 gola. 11 gola i shënoi Oltion Beshiri, ndërsa shtatë i shënoi Albi Gjuka.
Amar Mujka e Ermir Smaka i shënuan nga nëntë gola për Trepçën.
Prishtina është e katërta me gjashtë pikë. Ka tri fitore e tri humbje. Trepça po kalon moment të vështirë. Ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet dhe renditet e fundit.