Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e rëndësishme e Kombëtares sonë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B (vajzat).
Të hënën në Ankara, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 34:29.
Vajzat tona nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi prej disa golave deri në minutën e 18-të. Epërsia e vetme e bullgareve ishte 9:8. Sërish vajzat tona shfaqën më shumë dhe pjesa e parë përfundoi 14:11.
Në pjesën e dytë epërsia shkoi deri në tetë gola. Dhe epërsia u mbajt deri në fund për fitore të rëndësishme. Ndeshjen e ardhshme, Kosova U17 e luan të enjten ndaj Finlandës.
Me nga shtatë gola te Kosova u dalluan Arjeta Imeraj, Arona Krasniqi dhe Diona Dresh. 16 pritje i kishte Donjeta Shabani.

Lajme tjera