Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e rëndësishme ndaj Emirateve Arabe

Kombëtarja e Kosovës e luajti ndeshjen e dytë përgatitore me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Shkup, të shtunën, u zhvillua ndeshje e fortë, ndërsa dy Kombëtaret dhanë më të mirën.
Kombëtarja jonë ishte në epërsi gjatë tërë kohës, ndërsa loja jonë ishte shumë më e rrjedhshme se ajo e së premtes. Sërish Kombëtarja jonë u paraqit pa shumë startues.
Ndeshja i shërben përgatitjeve për sfidat kualifikuese me Britaninë e Madhe që janë javën tjetër.
Ndonëse vazhdimisht ishim në epërsi prej disa golave, fundi ishte dramatik. Kombëtarja e Emirateve të Bashkuara Arabe barazoi, por djemtë tanë shfaqën karakter dhe shënuan golin e fitores fare në fund.

Lajme tjera