Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e rëndësishme ndaj Sllovakisë për ta kthyer vetëbesimin

Ashtu si pritej, Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka reaguar pas humbjes së thellë të pësuar të enjten në Sllovaki. Të dielën në Prishtinë, djemtë tanë treguan se ndeshja në Sllovaki nuk ishte fytyra e vërtetë e Kombëtares sonë.
Të dielën, Kosova fitoi 28:25 ndaj sllovakëve, që megjithatë avancojnë në kualifikimet për Botëror, falë fitores më të thellë në ndeshjen e parë.
Kombëtarja jonë e nisi më mirë ndeshjen me Sllovakinë, ndërsa gjatë pjesës së parë ishte vazhdimisht para. Rezultati pas 30 minutave megjithatë ishte 14:14. Edhe më e mirë ishte paraqitja në pjesën e dytë. Kishte lojë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe epërsia shkoi deri në pesë gola, 27:22. Në fund rezultati ishte 28:25.
Portieri Haris Berisha kishte tjetër ndeshje të madhe, duke bërë 12 pritje.
Nga gjashtë gola i kishin kapiteni Valon Dedaj dhe Kushtrim Ninaj, që luajti ndeshjet e para zyrtare me Kombëtaren tonë. Nga pesë gola i realizuan Egzon Gjuka e Leonard Gegaj, ndërsa tri i shënoi Luigj Quni. Por të gjithë lojtarët dhanë kontributin në fitoren e rëndësishme për kthimin e vetëbesimit dhe të ardhmen e Kombëtares sonë.

Lajme tjera