Kosova U18 ka shkëlqyer dhe ka fituar bindshëm ndaj Bullgarisë U18, 37:20, të martën në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të Evropianit në Prishtinë.
Me këtë fitore, Kosova U18 ka bërë hapin vendimtar drejt kualifikimit në gjysmëfinale.
Shkëputja e Kosovës U18 nisi që në pjesën e parë, që përfundoi 15:11.
Në pjesën e dytë loja e Kombëtares sonë ishte e nivelit të lartë. Me lojë të shpejtë dhe kryesisht përmes kundërsulmeve, djelmoshat tanë ishin të pandalshëm për moshatarët nga Bullgaria. Dhe në fund rezultati ishte shumë i thellë, 37:20
Të enjten prej orës 18:30, Kosova luan ndaj Azerbajxhanit dhe pritet ta konfirmojë vendin në gjysmëfinale.
Sërish me pritje të shumta është dalluar portieri Olt Kabashi. Olsi Mulaj i kishte 11 gola, ndërsa Granit Kadiri tetë. Kadiri edhe u shpall më i miri i ndeshjes. Kontribut në fitoren e thellë kanë dhënë të gjithë lojtarët.