Fitore e thellë për kampionin aktual

Kampioni aktual i botës, Franca, ka shënuar fitore të thellë të shtunën në ditën e tretë të botërorit për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në Berlin para 13.500 shikuesve, Franca e shkeli Serbinë duke e mposhtur me rezultat 32:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:12 për francezët, por në të dytën ata ishin dominantë.

Për Francën ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje. Dy fitore në grupin A i ka vetëm edhe Gjermania.
Edhe në dy ndeshjet tjera të grupit A që u luajtën të shtunën, nuk kishte befasi. Kështu Rusia fitoi ndaj ekipit të unifikuar të Koresë me rezultat 34:27, ndërsa nikoqiri Gjermania e mposhti Brazilin me 34:21. Uwe Gensheimer shënoi 10 gola për Gjermaninë. Ndërsa Francën drejt fitores së lartë ndaj Serbisë e udhëhoqën Ludovic Fabregas dhe Nedim Remili që realizuan nga pesë gola.

Të shtunën në ditën e tretë u luajtën ndeshjet e dyta edhe në grupin C. Befasi mund të vlerësohet fitorja e Kilit ndaj Austrisë me rezultat 32:24. Ndërsa Norvegjia e Danimarka nuk lejuan befasi. Norvegjia fitojë ndaj Arabisë Saudite me rezultat 40:21, ndërsa 36:22 ishte rezultati i ndeshjes Danimarka – Tunizia.

Norvegjia e Danimarka i kanë nga dy fitore në grupin C, ndërsa Austria e Kili nga një.
Të dielen (nesër) luhen ndeshjet e dyta në grupet B dhe D.

Grupi A
E shtunë
Rusia – Korea 34:27
Gjermania – Brazili 34:21
Franca – Serbia 32:21

E hënë
Serbia – Brazili (15:30)
Rusia – Gjermania (18:00)
Franca – Korea (20:30)

1. Gjermania 2 4
2. Franca 2 4
3. Rusia 2 3
4. Serbia 2 1
5. Brazili 2 0
6. Korea 2 0

Grupi B
E diel
Maqedonia – Bahrejni (14:00)
Kroacia – Japonia (16:30)
Spanja – Islanda (19:00)

1. Spanja 1 2
2. Maqedonia 1 2
3. Kroacia 1 2
4. Islanda 1 0
5. Japonia 1 0
6. Bahrejni 1 0

Grupi C
E shtunë
Austria – Kili 24:32
Norvegjia – Arabia S. 40:21
Danimarka – Tunizia 36:22

E hënë
Tunizia – Kili (15:00)
Norvegjia – Austria (17:30)
Danimarka – Arabia S. (20:15)

1. Norvegjia 2 4
2. Danimarka 2 4
3. Austria 2 2
4. Kili 2 2
5. Tunizia 2 0
6. Arabia S. 2 0

Grupi D
E diel
Katari – Egjipti (15:30)
Hungaria – Angola (18:00)
Suedia – Argjentina (20:30)

1. Suedia 1 2
2. Angola 1 2
3. Hungaria 1 1
4. Argjentina 1 1
5. Katari 1 0
6. Egjipti 1 0

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …