Të dielën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kastrioti, që në ndeshjen e kaluar e mposhti Prishtinën, ka mbetur pa pikë në Gjakovë. Vëllaznimi fitoi 31:29 ndaj Kastriotit të Ferizajt.
E. Lluka me 11 gola udhëhoqi Vëllaznimin, që tani renditet i shtati me 11 pikë. Kastrioti është i katërti me 14 pikë. Te ferizajasit më efikasi ishte A. Rudari me 8 gola.
Pikët i ndali edhe Vushtrria, që u përball me Prizrenin. Ndeshja në Vushtrri përfundoi 28:22 për vendasit. M. Jashari me 10 gola udhëhoqi Vushtrrinë. Shtatë gola për Prizrenin i realizoi R. Skenderi. Vushtrria është e teta me 10 pikë kurse Prizreni i dhjeti me 3 pikë.
Vëllaznimi – Kastrioti 31:29 (19:17)
Vëllaznimi: Lluka 11, Dukaj 3, Curri, Kusari 7, Mamusha, Hoxha, Halili, Rama 1, Luzha, Rexha 1, Spahija 6, Leka 2, Pozhegu, Neziri, Fana.
Kastrioti: Dugolli, Hajdini, A. Dugolli 4, Selmani, Bislimi 1, Rudari 8, Mustafa 6, Bytyqi 6, Brahimi 1, Qerimi 3.
Vushtrria – Prizreni 28:22 (13:13)
Vushtrria: Pllana, Ibirishi, F. Jashari 1, Karaqa 7, Sadiku, Emini, Musa 4, M. Jashari 10, Mejzini 2, Tahiri, Miftari 1, Hyseni 3, Selaci, A. Mehmeti, Fazliu, Al. Mehmeti.
Prizreni: Ç. Thaqi, Etemi, Thaqi 1, Krasniqi 1, Skenderi 7, Gashi 6, Ahmetaj 3, Bytyqi 3, Buqaj 1.