Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore me dy gola dallim e Ferizajt ndaj Shqiponjës

Ferizaj e Shqiponja e kanë zhvilluar të premten ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të të Superligës së hendbollisteve.

Ferizaj fitoi në fund me dy gola dallim, 37:35.

Vendaset ishin vazhdimisht në epërsi, por gjakovaret mbetën në lojë deri në fund. Në minutën e 55-të, Shqiponja u afrua në një gol, por Ferizaj megjithatë mbajti epërsinë deri në fund.

Lorena Matarova ishte më efikasja te Ferizaj me 9 gola. 8 i realizoi Shkurte Mehmeti, derisa 6 i kishte Luljeta Sopjani.

Alma Nivokazi i shënoi 13 gola për Shqiponjën. Diarra Fatoumata i shtoi tetë.

Ferizaj është i dyti me 18 pikë. Shqiponja është e treta me 14 pikë.