Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore me dy gola dallim e Vëllaznimit ndaj Deçanit

Vëllaznimi e Deçani janë takuar të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës B të Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ndeshjen në Gjakovë e ka fituar skuadra vendase, Vëllaznimi, me dy gola epërsi. 33:31 përfundoi ndeshja.
Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Në pjesën e parë në epërsi kryesisht ishin vendasit. Fillimi i pjesës së dytë i takoi Deçanit, ndërsa më pas Vëllaznimi u shkëput dhe mbajti epërsi prej dy-tri golash deri në fund.
Florian Rexha i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa nga shtatë i kishin Ardi Halili e Granit Fana.
Fatlind Mazrekaj i shënoi 11 gola për Deçanin kurse nëntë i realizoi Ilir Thaqi.
Vëllaznimi është i pari në tabelë me 13 pikë nga 17 ndeshje. Deçani është i dyti me 11 pikë nga 18 ndeshje, ndërsa Llapi renditet i treti.

Lajme tjera