Prishtina ka shënuar fitore me tri gola dallim ndaj Vushtrrisë. Të shtunën në Podujevë, Prishtina e fitoi 34:31 ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:17.
Vladyslav Napadailo e Yll Visoka udhëhoqën Prishtinën me nga tetë gola. Nga pesë gola i shënuan Albi Gjuka e Enis Kuleta.
Egzon Ademi, Amir Fazliu e Fitim Klinaku i shënuan nga nëntë gola për Vushtrrinë.
Ndërkohë Besa Famgas fitoi bindshëm ndaj Vëllaznimit, 56:21. Ajdin Smajlagiq i shënoi 16 gola për ekipin pejan. 12 i kishte Antonio Vozila, ndërsa dhjetë i realizoi Jon Vokshi.
Te Vëllaznimi, Ardi Halili i kishte tetë gola ndërsa shtatë i shënoi Luigj Kolaj.
Dy ndeshje tjera të xhiros së dhjetë zhvillohen të dielën.