Fitore për Besën, Prishtinën e Dritën

Besa FamGas e Prishtina kanë shënuar fitore të reja në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Ndeshjet e javës së 26-të janë luajtur prej të premtes deri të dielen.

Të premten ishte përballja gjilanase mes Zhegrës e Dritës. Fitore shënoi Drita me rezultat 39:30.

Drita është e katërta me 28 pikë, kurse Zhegra e pesta me 19 pikë. 19 pikë i ka edhe Vëllaznimi në vend të gjashtë, përkatësisht të fundit. Vëllaznimi të dielen para shikuesve të vetë në Gjakovë pësoi nga Prishtina me rezultat 45:31. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 22:12 për Prishtinën. B. Sula e L. Fetahu shënuan nga tetë gola për Prishtinën. Te Vëllaznimi më efikasi ishte I. Leka me 11 gola. Prishtina mbetet e dyta me 46 pikë. Në tabelë udhëheq Besa FamGas me 50 pikë. Besa të shtunën në Pejë e fitoi derbin e xhiros ndaj Kastriotit me rezultat 36:29. Kastrioti është i treti me 30 pikë.

J. Muqolli realizoi tetë herë për Besën, ndërsa E. Gjuka kishte gjashtë gola. K. Syla e Rr. Ramadani kishin nga gjashtë gola për ferizajasit.

Në Superligën B ishte java e fundit, e 24-ta. Të shtunën Trepça fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 39:28. Ndërkohë Vushtrria nuk udhëtoi për në Podujevë për të luajtur ndaj Llapit. Trepça përfundon e para në Superligën B me 22 pikë. Nga elita largohet i fundit, Llapi, ndërsa Samadrexha si e parafundit luan ndeshjen suplementare me të dytin e Ligës së Parë për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Superliga A
Vëllaznimi – Prishtina31:45 (12:22)

Vëllaznimi: Luzha, Spahija 4, Lluka 5, Fana, Rexha 2, Mamusha 2, Leka 11, Kusari 7, Hasi, Buza.

Prishtina: Esati, Kosteski, Ademi 3, Bajqinovci 3, Krasniqi, Fetahu 8, Gjuka 5, Stoilov, Murtezi 2, Prekazi 3, Visoka 4, Kastrati 5, Sula 8, Zherka 1, Terziqi 3, Gashi.

Besa FamGas – Kastrioti 36:29 (17:13)

Besa FamGas: Idrizi 2, Biljaka 2, Gjuka 6, Jupa 1, Dri. Tahirukaj 4, Tetova 2, Megjiq 3, Beqiraj, Dre. Tahirukaj 3, Ramosaj, Kukrika 3, Berisha, Muqolli 8, Tafilaj, D. Idrizi 2.

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla 6, Salihu 4, A. Dugolli, Rexhepi, Bislimi 5, Shabani 3, Haxhimusa 5, Rr. Ramadani 6, Mustafa.

Zhegra – Drita 30:39 (16:21)

Zhegra: A. Agushi, Ad. Isufi 9, E. Isufi, Aliu 9, B. Agushi 2, Idrizi, Ag. Isufi 3, Shaqiri 5, Haziri, F. Isufi 2, L. Haziri.

Drita: Sylejmani, Mehmeti 3, Misini 4, Azizi 2, Hurglica 3, Murtezi 4, Er. Huruglicca 7, Veliu 1, Bunjaku, Selmani 15.

Superliga B
Trepça – Samadrexha 39:28 (19:15)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 6, Beqiri 5, Pllana 1, A. Shala 4, B. Shala 4, Nuhi, Basholli 14, Zhuri 1, Sejdiu 4.

Samadrexha: Sh. Maloku, F. Maloku 1, B. Maloku 3, Jashari 3, S. Maloku 1, Basholli 2, Sadiku 10, A. Maloku 5, Bunjaku 3.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …